Djegia e flamurit serb në Bulevard/ Reagon Rama: Kur vizitova Beogradin, kryeqyteti ishte i mbushur me flamuj shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Djegia e flamurit serb në Bulevard/ Reagon Rama: Kur vizitova Beogradin, kryeqyteti ishte i mbushur me flamuj shqiptarë

Pasditen e sotme, ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një protestë kundër ardhjes së presidentit serb në Tiranë, Aleksandër Vuçiç,
në kuadër të “Open Balkan”.
Gjatë protestës, mbështetësit e Berishës dogjën dhe shkelën flamujt serbë të cilët ishin te vendosur përgjatë bulevardit. Një qytetar ka komentuar në faqen e Facebook-ut të kryeministrit Rama, duke i këkruar llogari pse ky flamur u ngrit në Bulevard duke i rikujtuar se si u dogj flamuri shqiptar ditën që Rama vizitoi Beogradin.

 

Nuk ka munguar edhe reagim i kryeministrit, i cili thekson se ditën që ai vizitoi Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe ata që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia.

 

Advertisement

“E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare”, shkruan Rama.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy