
Duke filluar nga janari i vitit 2022, 1179 punonjës policie që punojnë jashtë qendrës së banimit do të paguhen shtesë me 50 % të pagës aktuale, deklaroi drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Edhe punonjësit që kanë gradën inspector do të përfitojnë për herë të parë këtë rritje me 50 për qind shtesë të pagës aktuale.
Në prezantimin e projektbuxhetit 2022 për Policinë e Shtetit, Nano tha se për herë të parë ka një rritje me 81% krahasuar me 1 vit më parë.
“Me buxhetin e vitit 2022, shpenzimet e personelit rriten me 200 milionë lekë, trajtim me paga e shtesë mbi pagë, pagesën e punës në orët e natës, mbi kohë e punës, trajtim të vecantë për 1179 punonjës policie që punojnë jashtë qendrës së banimit nga janari i vitit 2022 do marrin shtesë 50 % të pagës aktuale. Për herë të parë këtë shtesë e përfitojnë edhe punonjësit që kanë gradën inspektorë”.