
Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim në zyrën e tij Florian Markun, kampionin e boksit.
Marku do të zhvillojë në datën 25 gusht ndeshjen e rradhës në Air Albania.
Advertisement
Rama teksa ka ndarë disa foto nga takimi, shkruan se Marku synon gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC, në një ndeshje për historinë e boksit botëror.
Marku i dhuroi kryeministrit një dorezë boksi me firmën e tij dhe një kapele.
Advertisement
“I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC, në një ndeshje për historinë e boksit botëror”, shkruan Rama.
Advertisement