Dy të vrarë në Velipojë, reagon policia: Autorët vëllezër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy të vrarë në Velipojë, reagon policia: Autorët vëllezër

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Velipojën mbrëmjen e sotme, 19 gusht.

Policia bën me dije se rreth orës 21:00  dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F kanë plagosur me armë zjarri shtetasit Arsid Hoxha edhe Ersild Ishmi.

Të dy u transportuan  menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Advertisement

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy