Dyshohet se u hodh nga autorët, RENEA kontrolle në Drin për armën e vrasjes së Ardian Nikulajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arma e krimit me te cilen u ekzekutua Ardian Nikulaj dyshohet se është hedhur në lumin Drin nga vrasësi portugez, 28 vjeçari Ruben Saraiva. Polumbarët po vijonë kërkimet, por deri tani nuk ka patur rezultat për gjetjen e pistoletës që i mori jetën biznesmenit Nikulaj, mesditën e 19 prillit.

 

Kanë qenë 4 persona ata që kanë asistuar vrasësin e Nikulajt, Saraivën. Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se ky i fundit ka mbërritur në Shqipëri me datë 14 shkurt dhe është pritur në Rinas nga Edmond Haxhia, që sipas dyshimeve të policisë ka qenë “truri” i atentatit të rëndë, dhe e fejuara e tij, me një makinë tip “Volksvagen”.

 

Advertisement

Më pas, me datën 4 prill kanë hyrë në Shqipëri anglezja, Harriet Bridgeman me Steven Hunt dhe janë akomoduar në hotelin ku ndodhi vrasja. Për të humbur gjurmët ata janë shtirur si çift. Nga pamjet duken ata të dy duke dalë nga hoteli e duke hyre në dhomë.

 

Në vrasje kanë marrë pjesë edhe katër britanikë të tjerë, të cilët pas ekzekutimit janë larguar nga Shqipëria. Sipas policisë, Edmond Haxhia është larguar i fundit drejt Britanisë, në datë 20 prill.

 

Advertisement

Ai i ka pritur të gjithë anëtarët e grupit në një zonë të errët pa shumë ndriçim, në aeroportin e Rinasit. Pamjet e kamerave të sigurisë i tregojnë ata duke dalë dhe duke folur ne telefon, në mënyrë që të orientoheshin.

 

Ndërkohë, të enjten pranë shtëpisë së Edmond Haxhiajt në fshatin Kakarriq, policia gjeti motorin e përdorur nga ekzekutori.

 

Advertisement

Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje, për një konflikt të ndodhur në vitet ’97 mes tij dhe familjes Lekstakaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy