Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliaj për pastrimin e qytetit të Tiranës.

 

Gjatë seancës dëgjimore me Shoqatën për Autonomi Vendore për “Buxhetin e vitit 2022” në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Spaho u shpreh se pastrimi në Tiranë ka një përmirësim të dukshëm krahasuar me 6 vjet më parë, duke ironizuar në këtë mënyrë Lulzim Bashën, i cili e drejtoi Bashkinë e Tiranës për 4 vite.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë kam një pyetje për z. Veliaj. Paraprakisht, duhet të them që ka një përmirësim pastrimi i qytetit të Tiranës, është i dukshëm, megjithatë desha të dija, a do investojnë kompanitë e pastrimit në teknologji?”, u shpreh Spah ne Komision.