Edmond Spaho “zgjedh” Berishën: PD në gjëndje shumë kritike, bunkerizimi i partisë, sëmundja më e rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edmond Spaho “zgjedh” Berishën: PD në gjëndje shumë kritike, bunkerizimi i partisë, sëmundja më e rëndë

Edmond Spaho i bashkohet zyrtarisht lëvizjes së Sali Berishës kundër Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

Ish nënkryetar i selisë blu deri pak kohë më parë, Spaho shkruan në facebook se PD sot është në gjëndje shumë kritike.

Ai thotë se PD është bunkerizuar dhe ky është një faj i përbashkët I të gjithë demokrateve, përfshirë dhe atë vetë.

Spaho shton se vetëm duke dëgjuar anëtarësinë, duke dëgjuar zërat ndryshe e duke krijuar debat konstruktiv, PD mund të shpëtojë dhe të bëhet më e fortë, ndaj ka zgjedhur vetë që ti bashkohet “Foltores” së Sali Berishës në qytetet më të rëndësishme të vendit.

Advertisement

 

Te nderuar demokrate dhe demokratë,

PD eshte ne gjendje shume kritike pas zgjedhjeve te 25 Prillit dhe zhvillimeve te mevoneshme. Bunkerizimi i Partise eshte semundja me e rende qe na ka zene dhe per kete fajtore jemi te gjithe, ne qe kemi drejtuar edhe me shume.

Hapja e Partise, debati midis nesh, kolegjialiteti ne vendimarrje dhe vecanerisht degjimi i antaresise jane rruga e vetme per te dale nga kriza dhe shpetuar PD.

Advertisement

Jane keto arsyet qe me shtyjne te mbeshtes dhe marr pjese ne “Foltoren” e organizuar ne qytete te ndryshme te vendit.

Une “Foltoren” nuk e perkrah per emocion, por per idete, frymen e lirise qe shperndan dhe kohezionin. PD eshte aset i çmuar, qe me se pari i perket demokrateve te cdo niveli, te cilet duhet te ndihen te perfaqesuar.

 

Edmond Spaho shton se opozita ka nevoje për një platform të mirëmenduar dhe lidership të fortë për të mundur Edi Ramën.

Advertisement

 

Te nderuar miq,

Mandati i trete ne opozite per fat te keq ka nisur sipas shprehjes “sezoni i ri avaz i vjeter”.

Kemi nevoje per nje platforme te miremenduar se si do ta mundim Edi Ramen ne zgjedhje. Platforma nuk imponohet, ajo diskutohet me ata qe do e zbatojne dhe me pas miratohet ne organet drejtuese te PD. E njejta gje vlen dhe duhet zbatuar edhe per reformat qe synohet te ndermerren.

Advertisement

Ne keto kohe te veshtira, PD me shume se gjithcka, ka nevoje per lidership. Lidershipi duhet ti dale per zot sfidave, te mbroje vendimet qe merr dhe te jete ne krye te antaresise per ti cuar ata ne fitore.

PD duhet te permiresoje thellesisht organizimin e saj. Ne nuk mund te kthehemi ne pushtet me dege pa kryetare, me kryetare pa ushtare apo me ushtare te lene te demoralizuar, te braktisur apo te vetmuar nga humbja e 25 Prillit. Strukturat e PD nuk mund ti therrasim vetem per zgjedhje te pergjithshme, vendore apo partiake.

Ne kemi nevoje te rikonceptojme marredheniet me miqte tane nderkombetare. Per kete duhet te pranojme gabimet qe kemi bere vitet e fundit. Miqesia me ta nuk mund te jete konjukturale apo e interesave te castit. Partia Demokratike u themelua nga themeluesit e saj si proamerikane, ka jetuar si e tille dhe do te jete edhe ne te ardhmen proamerikane.

Gjithshka per nje PD te bashkuar, te forte e te hapur per te garantuar fitoren e saj dhe qytetareve shqiptare.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy