Edmond Spaho: Me Bashën Kryeministër, vendi kthehet ne normalitet, zhvillohet ekonomia hapen negociatat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edmond Spaho: Me Bashën Kryeministër, vendi kthehet ne normalitet, zhvillohet ekonomia hapen negociatat

Koordinatori I PD për qarkun e Korcës Edmond Spaho  në takimet e fundit para mbylljes së fushatës, ritheksoi dështimin e qeverisjes së Ramës, e cila sipas tij e ka futur Shqipërinë në një krizë të thellë.

 

Spaho tha se Rama nuk realizoi asnjë nga premtimet, si 300 mijë vende pune, shëndetësia falas, ulja e taksave për 95 përqind të shqiptarëve, integrimi evropian dhe shumë të tjerë.

 

Advertisement

Me qeverinë e re tha Spaho kur të hapen negociatat bujqësia do ketë avantazhe të mëdha pasi fermeri shqiptar do të ketë  të njëjtin status me fermerin grek dhe të tjerë europianë:

 

“Ata do të eksportojnë produktet dhe në vendet jashtë BE, si të ishim vend anëtar i BE. Me programin e PD, fshati do të zhvillohet ekonomikisht edhe nga lehtësitë e konsiderueshme fiskale. Do vendosim taksën e sheshtë 9 përqind , do të ulim tatimin mbi të ardhurat që të shtohen investimet, paratë në xhepat e shqiptarëve dhe punësimi.  Do të rrisim pagat dhe pensionet 25 përqind do të dyfishohet ndihma ekonomike dhe ndër të tjera do të paguajmë tarifat e Universitetit per familjet me të ardhura të ulëta.”

 

Advertisement

Spaho duke shprehur bindjen për votë masive të PD numër 9, tha se zgjedhjet janë betejë jo për të fituar mandate personale, por për të ngritur qeverinë e reformave të thella.

 

Për ne ka rëndësi që të ti japim vendit qeverisjen e cila do të zbatojë reformat. Me Lulzim Bashën kryeministër, vendi do ti kthehet normalitetit, do të zhvillohet ekonomia dhe do të hapen negociatat me BE

Burimi: PD

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy