Propozoi shkrirjen e PD, Edmond Spaho kundër Andi Bejtes: Po ndihmon Edi Ramën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Propozoi shkrirjen e PD, Edmond Spaho kundër Andi Bejtes: Po ndihmon Edi Ramën

Nënkryetari I PD Edmond Spaho është kundër idesë që proklamoi gazetari dhe analisti Andi Bejtja.

Në një dalje Bejtja tha se PD, LSI dhe Presidenca duhet të shkrihen dhe të krijojnë një bllok të ri kundër qeverisë dhe Edi Ramës sepse tashmë nuk ka më vlerë ajo që bëjnë.

Por Spaho ka reaguar në emisionin HARD TALK nga Roland Qafoku duke thënë që nëse dikush ideon të shkrijë PD nuk bën gjë tjetër veçse ndihmon Edi Ramën.

Zoti Spaho, kolegu Andi Bejtja ka bërë dje një deklaratë ku është shprehur se Presidenca duhet të shkrihet, PD duhet të shkrihet, LSI duhet të shkrihet dhe duhet krijuar një forcë politike që të mos ketë lidhje me këto struktura që janë aktuale por të jetë si një digë përballë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Advertisement

Askush nuk pengon askënd që të krijojë forca politike dhe të konkurrojë brenda kuadrit demokratik. Përsa i takon shkrirjes mendoj që kjo i shkon propagandës së Ramës. Ju thashë edhe më sipër që ka qenë një periudhë shumë e vështirë e një opozite shumë të ashpër që kemi kryer për një objektiv shumë madhor që t’i jepen vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përballë nuk kemi qeverisje normale por kemi një grup mafioz. Kjo na ndërgjegjëson që beteja është e vështirë dhe do kërkojë kohë. Ju garantoj që asnjëherë nuk do i ikim kësaj beteje dhe do t’i japim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Thirrja nuk duhet të jetë që të shkrihet opozita por që të gjithë qytetarët t’i bashkohen opozitës sepse e vetmja alternativë sot në këtë vend përballë Edi Ramës është opozita.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy