“Ekonomia nën presionin demografik”, Sejko: Shqipëria e ekspozuar përballë lëvizjeve të fuqisë punëtore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ekonomia nën presionin demografik”, Sejko: Shqipëria e ekspozuar përballë lëvizjeve të fuqisë punëtore

Në 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko renditi sfida që kërcënojnë zhvillimin ekonomik, duke theksuar veçanërisht trendet demografike dhe mungesën e fuqisë punëtore.

“Shqipëria është tashmë e ekspozuar ndaj një konkurrence më të fortë për kapital e fuqi punëtore në tregun evropian. Po ashtu, Shqipërisë i duhet të bazojë gjithnjë e më shumë modelin e saj të zhvillimit te rritja e produktivitetit, inovacioni, si dhe identifikimi dhe zhvillimi i avantazheve të saj krahasuese. Kjo sfidë e fundit bëhet edhe më e komplekse në prani të trendeve të pafavorshme demografike – në Shqipëri, rajon e më gjerë -, të cilat vendosin një premium të lartë për fuqi punëtore të kualifikuar”, tha Sejko.

Edhe tensionet gjeopolitike dëmtojnë ekonomitë në zhvillim, shtoi Guvernatori Sejko.

“Së pari, ai frenon alokimin efektiv të resurseve në nivel global e rajonal, duke reduktuar aftësinë e vendeve në zhvillim për të tërhequr investime dhe kapital të huaj. Së dyti, ai rrit volatilitetin dhe pasigurinë, duke frenuar investimet afatgjata dhe duke detyruar vendet në zhvillim të forcojnë rrjetet e tyre të sigurisë, fenomen i cili – natyrisht – ka kostot e veta”, theksoi Sejko.

Advertisement

Nga ana tjetërkryeministri Edi Rama nënvizoi nevojën që Banka e Shqipërisë të tregohet e vëmenndshme ndaj zhvillimeve të teknologjisë.

“Banka qendrore, ashtu sikundër ka kapacitetet që të qetësojë dhe garantojë duke pas krijuar një besim që nuk është tipik në opinionin publik shqiptar lidhur me institucionet do të mundet që edhe të rinovojë dhe shohë me kurajo ato risi që sjell e përditshmja në zhvillimet e teknologjisë dhe do të mundet të ruajë ekuilibrat duke u shtyrë përpara zhvillimin dhe moslejuar që gjithë këto potenciale të jashtëzakonshme që sjell zhvillimi i teknologjisë dhe hyrja në jetët tona të AI të mbeten jashtë rrezes të veprimtarisë së saj të përditshëm”, tha Rama.

Ekonomia vendase, sipas Sejkos, përfiton nga inovacioni sepse reduktohen kostot dhe zgjerohet aksesi në financë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy