Eksportuesit kërkojnë zgjidhje/ Ministria e Financave u premton lehtësi fiskale për zhvlerësimin e euros

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Eksportuesit kërkojnë zgjidhje/ Ministria e Financave u premton lehtësi fiskale për zhvlerësimin e euros

Shoqatat eksportuese u ulën në tryezë me Guvernatorin Gent Sejko këtë të hënë, për të parashtruar shqetësimet e tyre që lidhen me zhvlerësimin e pandalshëm të euros dhe për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë.

 

Në mungesë të ndërhyrjes në tregun e këmbimit valutor, Ministrja e Financave Ibrahimaj, e cila ishte po ashtu pjesë e takimit me dyer të mbyllura, premtoi për eksportuesit lehtësi fiskale.

 

Advertisement

ZAK TOPUZI

 

SHOQATA SHQIPTARE E TURIZMIT

 

Advertisement

“Ibrahimaj e ndjen përgjegjësinë e problemit dhe u tregua e gatshme për të marrë disa masa. Tatim fitimi të mos paguhet paradhënie, por të dorëzohet në fund të vitit 2023.

 

Guvenatori mori përsipër të diskutojë me Shoqatën e Bankave për pjesën e interesave bankare. Masat do të konrektizohen në fund të këtij muaji dhe më pas duhet edhe vendimi i Parlamentit.”

 

Advertisement

Sipas eksportuesve, situata bëhet edhe më problematike, sepse në këtë moment po lidhen kontratat për vitin e ardhshëm dhe kursi i këmbimit është vazhdimisht i luhatshëm, e për më tepër euro pritet të bjerë edhe më tej gjatë sezonit turistik.

 

ZAK TOPUZI

 

Advertisement

SHOQATA SHQIPTARE E TURIZMIT

 

“Ka një rënie prej gati mbi 8.3% nga një vit më parë, janë gati 75% e kontratave të mbyllura me këto çmime në euro. Ne kemi filluar të bëjmë edhe kontrata të vitit tjetër dhe duke mos ditur gjendjen, përkeqësohemi më tej,. Ne kërkuam një grup pune për një analizë nga se vjen kjo sepse kjo ka më shumë rëndësi që të kuptojmë. Kërkuam edhe kontrollin e parave informale, duhrt një analizë të kuptokmë sa vjen nga ndryshimi i kursit, sa nga informaliteti.”

 

Advertisement

Të premten, grupet e interesit do të ulen sërish në tryezë me guvernatorin, përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të sektorit bankar për të rënë dakord për një zgjidhje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy