Eksportuesit letër Ramës: “Na ndihmoni, pas zhvlerësimit të Euro-s, jemi në kufijtë e mbijetesës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për të disatën herë bizneset eksportuese i drejtohen qeverisë për ndihmë.

 

Pas zhvlerësimit historik të euros në treg, shoqatat eksportuese  në një letër drejtuar kryeministrit Rama thonë se janë në kufijtë e mbijetesës.

 

Advertisement

Për këtë arsye ata kanë bërë një analizë të tregut dhe kanë dalë me disa sugjerime për qeverinë dhe bankën e shqipërisë, sugjerime që në thelb zbusin efektet e krizës.

 

Sipërmarrjet kërkojnë që të reduktohet përdorimi i cash në ekonomi, të dekurajohet përdorimi i euros, të rritet huamarrja e qeverisë në tregun vendas.

 

Advertisement

Ndër të tjera eksportuesit kërkojnë edhe lehtësira fiskale, siç janë rimbursimi brenda dy javësh i tvsh-së dhe një  fond subvencionimi për sektorin.

 

Këto kërkesa i janë drejtuar edhe ministrisë së financave dhe bankës së shqipërisë.

 

Advertisement

Në letrën e tyre bizneset thone se është nevojshme ngritja e një  zyre koordinimi mes qeverisë e sipërmarrësve të kësaj fushe, me qëllim nxitjen si dhe lehtësimin aktivitetit të eksporteve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy