
Këngë dhe valle, kjo është atmosfera që mbizotëron në Elbasan, ‘kryeqytetin’ e ditës së verës. Një sërë aktivitetesh që do të vijojnë gjatë gjithë ditës, kanë mbledhur në Elbasan, qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi.
Gëzuar ditën e verës shëndet dhe jëtë për të gjithë shqiptarët.
AdvertisementGëzuar ditën e verës, unë kam ardhur nga Lura, doja të shihja si festohet këtu në Elbasan.
Sigurisht që në këtë ditë nuk mund të mungonin stendat e mbushura plot me gatime tradicionale, e sidomos simbolin e kësaj feste, ballokumet. Festivali i Ballokumes është një risi e këtij viti dhe zhvillohet në qendër të qytetit.
Kemi gatuar patjetër ballokumet, ato i kemi zakon.
Në Elbasan mbërriti edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Ai preferoi të ndalonte në disa prej stendave, për t’u përshëndetur me qytetarët.
Edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, zgjodhi të shkojë në Elbasan për ditën e verës.
Përveç Elbasanit, atmosfera festive e ditës së verës është ndjerë edhe në shumë qytete të tjera të vendit.