EMRAT/ Bimë kanabisi dhe armë zjarri, shpallen në kërkim 2 vëllezër në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Bimë kanabisi dhe armë zjarri, shpallen në kërkim 2 vëllezër në Shkodër

Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër, Tonin Mjacaj dhe Filip Mjacaj, që dyshohen si autorë kultivimi bimësh narkotike në një fshat të Shkodrës. Gjatë kontrolleve, policia gjeti një miniparcelë në afërsi të banesës së dy vëllezërve, me 70 bimë narkotike.

 

Gjithashtu u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe 17 fishekë.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy