Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka zbuluar të gjithë emrat të cilët janë arrestuar dhe shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, pas zbulimit të disa komunikimeve në aplikacionin SKY.
Në pranga kanë rënë:
-Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës
-Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6
-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
-Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës
Ndërkohë që jaën shpallur në kërkim, por që nuk ndodhen në Shqipëri, janë:
-Besmir Mustafi
-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
-Ervin Mata
-Besmir Murati
-Artan Sulejmani
-Albert Prenga
– Bajram Gerbova
Akuzat për 11 persona që janë lëshuar urdhër arreste janë pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtet për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.