
Kryesia e partisë demokratike do të mblidhet sot për të miratuar kandidaturat e propozuara nga Sali Berisha, për postin e sekretarit të përgjithshëm, nënkryetarëve dhe sekretariatet e partisë demokratike.
Pak orë më vonë, PD do të mbledhë këshillin kombëtar për të votuar emrat e miratuar në kryesi.
Advertisement
Ky moment shënon dhe mbylljen e procesit për zgjedhjen e forumeve drejtuese të opozitës, të drejtuar deri dje nga komisioni i rithemelimit.
Por çështja e logos dhe e vulës së partisë demokratike ende nuk ka marrë zgjidhje. Konflikti mes Berishës dhe mbështetësve të Bashës pritet të shqyrtohet në gjykatën e apelit, e cila do të vendosë se kujt i takojnë ato.
Advertisement