
Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të shitjes së drogës. Gjatë një operacioni blutë kanë ushtruar kontrolle në një lokal në lagjen “Skenderbeg” ku babë e bir kishin kthyer lokalin në një bazë për shitjen e lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Ndre dhe Paulin Kiri. Madje në lokal u kap edhe një 22-vjeçar i cili kishte me vete disa doza të lëndëve narkotike. Ky i fundit po hetohet në gjëndje të lirë.
Ndërkohë në lagjen “Partizani”, policia ka kapur një 16-vjeçar i cili qarkullonte me një motor dhe shpërndante sasi të vogla droge.
Gjatë kontrollit efektivët i kanë gjetur me vete disa doza e ndërsa në banesën e tij kanë sekuestruar 1.3 kg kanabis.
Sipas policisë i mituri pasi siguronte kanabisin, më pas e shiste në doza të vogla në disa pika të ndryshme në qytetin e Shkodrës.