
Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Mësohet se kanë përfunduar në pranga 11 punonjës të burgjeve në Elbasan, IEVP Peqin dhe IEVP Drenovë, ndërsa janë dhënë urdhër ndalimi edhe për 9 të burgosur.
Advertisement
Disa prej tyre njihen si të burgosurit “VIP” për shkak të krimeve të bëra. Ndër emrat e personave të arrestuar janë Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj dhe Aleksandër Llanaj. Në pranga kanë rënë edhe një çift të cilët disponojnë një biznes pranë IEDP në Peqin.