EMRI/ Operacioni “Tempulli” në Elbasan, arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak, kujt force politike i përkiste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Operacioni “Tempulli” në Elbasan, arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak, kujt force politike i përkiste

Ka shkuar në 23 numri i personave të arrestuar përgjatë 12 orëve të fundit në kuadër të operacionit “Tempulli” që po zhvillohet në Elbasan.

Gazetari i Vizion Plus Arben Boriçi informon se mes të arrestuarve është edhe anëtari i Këshillit Bashkiak në Elbasan, Franko Hakilja. Ai është zgjedhur në zgjedhjet e fundit si anëtarë i Këshillit Bashkiak, ku ishte kandidat i LSI-së, nën logon e koalivionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Lidhur me operacioni e sotëm foli edhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili dha detaje nga aksioni.

Rrumbullaku theksoi se Policia e Shtetit është përfshirë në procesin më të rëndësishëm, atë të vetëpastrimit të radhëve të saj nga elementet e inkriminuar që njollosin uniformën  e shenjtë të Policisë dhe vrasin besimin e  qytetarëve, të aleatit tonë më të çmuar, sepse pa mbështetjen e besimin e  qytetarëve asnjëherë nuk mund të përmbushim me sukses detyrat tona në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërive.

Advertisement

/Vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy