
Erion Çela, viktime e sulmit me armë pasditen e kesaj te marte ne Tirane, priste të behej baba i një vajze.
35-vjeçari me origjine nga Dibra, jetonte në Maminas.
Mirepo ai kishte nje biznes te vogel ku shiste pije dhe cigare, ngjitur me lokalin ku u ekzekutua.
Çela, per kete arsye ulej ne lokal ngjitur me biznesin e tij, qe eshte ngjitur me rrugen kryesore qe lidh spitalin e Traumes me rrugen kryesore te Don Boskos.
Autoret kane ardhur me mjetin tip Benz me targa te vjedhur pikerisht nga zona e spitalit te Traumes. Kane qelluar drejt lokalit “Fokus” ku ishte ulur viktima me tre te afermit e tij, mes tyre vellai Blerimi 28 vjeç dhe daja i tij Edmond Crroj 41 vjeç.
Por plumbave nuk i shpetoi dhe kamarieri 19-vjeçar i lokalit Azbi Selimaj.
Gruaja e viktimes e cila ishte ne vendngjarje e perjetoi shume keq vrasjen e bashkeshortit, aq me teper qe eshts shtatzene.
Erion Çela vdiq pikerisht në krahët e gruas se tij dhe mbërritja pak mē vonë e ambulances nuk sherbeu per asgje.
Ende nuk dihet se cili eshte motivi i krimit te rende, ndersa autoret u zhduken mes lagjeve te Laprakes.