
Pas një periudhe disa javore që njohu vetëm zhvlerësim, euro i është rikthyer forcimit përballë lekut.
Këtë të martë, euro u këmbye me 111.89 lekë, një rritje me 0.58 pikë krahasuar me ditën e hënë.
Advertisement
Ringritja e shpejtë e euros nisi që prej datës 11 maj, kur monedha e huaj regjistroi nivelin më të ulët historik prej 110.63 lekësh.
Sipas eksperteve të tregut të këmbimit valutor, ky forcim i euros mund të lidhet me fundin e fushatës elektorale, periudhë që sipas tyre, mund të ketë ndikuar në nënçmimin e fortë të valutës së huaj.
Advertisement
Këtë fillim jave, pikë përballë monedhës vendase fitoi edhe dollari, i cili këmbehet me 102.7 lekë.