
Avokatja Eva Buzo vijon edhe sot sfidën e saj për të arritur me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.
36-vjeçarja shqiptare, që jeton në Australi, u nis dje në mëngjes nga Otranto dhe ka notuar gjatë gjithë natës.
Advertisement
Ajo pritet që të mbërrijë në Vlorë sot ne mesditë, ku do ta presin miq e të afërm.
Përgjatë gjithë kësaj eksperience Eva Buzo shoqërohet nga ekipi i saj, për të parandaluar çfarëdolloj të papriture.
Advertisement
36-vjeçarja ka thënë se me këtë udhëtim ajo po kthehet në tokën e gjyshit të saj dhe synon gjithashtu që të promovojë sa më shumë vlerat e natyrës shqiptare.