
Presidenti Bajram Begaj iu ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve të ortodoksë. Nga Korça, kreu i shtetit uroi që drita e kësaj dite të mund të ndriçojë zemrat dhe mendjet e të gjithëve.
Advertisement
“Uroj për të gjithë shqiptarët, që kjo pashkë ardhtë e mbarë, e bardhë dhe drita e saj ndriçon, mendjen dhe zemrat e tyre. Gëzuar Pashkët!”, tha Begaj.
Pashka është dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë, e cila ka simbolet e saj si veza e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Në mesnatë besimtarët kanë mbushur kishat në të gjithë vendin, ku kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit.
Advertisement