Fluks në doganat e juglindjes/ Rradhë në Kapshticë, pasi grekët punojnë vetëm me dy sportele

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fluks në doganat e juglindjes/ Rradhë në Kapshticë, pasi grekët punojnë vetëm me dy sportele

TONIN FRROKU

 

GAZETAR

 

Advertisement

Vazhdon te jete i larte fluksi i levizjeve ne piken kufitare te kapshtices. Burime zyrtare bejne me dije se gjate 24 oreve te fundit nga kjo pike e kalimit kufitar kane hyre e kane dale me shume se 8000 shtetas. Te njejtat burime thanë se nga greqia në shqipëri kanë hyrë 5300 shtetas.

 

Për të përballuar fluksin në rritje të lëvizjeve autoritetet doganore po punojnë me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

 

Advertisement

Probleme ka pasur në anën tjetër të kufirit, aty ku shtetasit shqiptarë bëjnë me dije se kanë qenë të detyruar të presin në radhë deri në 40 minuta. E gjithë kjo situatë ka ardhur pasi pala greke ka punuar me vetëm 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje.

 

Fluks të lartë lëvizjesh ka pasur dhe në pikën kufitare të Qafë -Thanës.

 

Advertisement

Kjo për shkak se shqiptarët e vendit fqinj kanë zgjedhur të kalojnë natën e ndërrimit të viteve në qytete të ndryshme të vendit përfshi këtu edhe Korçën e Pogradecin.

 

Gjatë 24 orëve të fundit përmes pikës së kalimit kufitar në Qafë-Thanë kanë hyrë afro 3900 shtetas dhe kanë dalë rreth 2000 të tjerë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy