
Kjo është Hygerta Meta, 19-vjeçarja që vrau të atin e më pas e varrosi atë në oborrin e banesës.
E reja deklaroi para uniformave blu se e kreu e vetme vrasjen e të atit me armë zjarri në një moment ku ndodheshin vetëm në banesë.
Trupi i pa jetë u gjet pas denoncimit të djalit 25-vjeçar të viktimës, 10 ditë pas hetimeve të uniformave blu.
E reja dëshmoi para uniformave blu se shkak i këtij krimi u bë insistimi i të atit për ta fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet e vazhdueshme në familje.
Advertisement
Trupi po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar nëse e reja është ndihmuar nga dikush tjetër në krimin e rëndë./vizionplus.tv/