FOTO/ Shoferi i furgonit në Pogradec merr para shtyllën e ndriçimit, godet pemën dhe përfundon në lokal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO/ Shoferi i furgonit në Pogradec merr para shtyllën e ndriçimit, godet pemën dhe përfundon në lokal

Një aksident është shënuar këtë mesditë në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se drejtuesi i një furgoni mallrash ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Fillimisht është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para pemë dhe vazo dekorative pranë një bar kafe.

Advertisement

Për pasojë ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit që u dërgua në spital për kontrolle mjekësore por jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërriti policia për zbardhjen e rrethanave të aksidentit i cili ka ndodhur në një nga rrugët më të populluara të qytetit siç është Bulevardi “Reshit Çollaku”./vizionplus.tv

Advertisement

FOTO/ Shoferi i furgonit në Pogradec merr para shtyllën e ndriçimit, godet pemën dhe përfundon në lokal

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy