Mijëra njerëz kanë mbushur sot rrugët kryesore të Athinës dhe dyqanet për shkak të uljeve të sezonit të dimrit.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e pazakonta të njerëzve që janë dyndur në rrugë, ndërsa situata bëhet e rrezikshme për shkak të virusit.

Policia është munduar të vendosë rregull dhe t’i detyrojë qytetarët të mbajnë distancën edhe pse duhet se ka qenë e pamundur.

Radhë dhe grumbullime janë krijuar kryesisht në dyqanet e mëdha të kryeqytetit grek.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";