Fshati Panarit i braktisur dhe i izoluar; ato pak banorë përgatiten për dimrin e ashpër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fshati Panarit i braktisur dhe i izoluar; ato pak banorë përgatiten për dimrin e ashpër

Fshati Panarit në Korçë po boshatiset nga viti në vit. Në kushtet e një dimri që zgjat, banorët po sigurojnë zahiretë për përballimin e stinës së vështirë që shoqërohet me temperatura të ulëta, mungesë të energjisë elektrike dhe ndihmës mjekësore.

 

Për më shumë se 5 muaj, fshati izolohet për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike, pasi trashësia e dëborës në majën e Mashkullorës shkon më shumë se 3 metra, duke penguar qarkullimin në aksin rrugor Shtyllë-Panarit.

 

Advertisement

Spartak Laze, banor i kësaj zone, njëherazi edhe drejtor i shkollës së fshatit, tregon se çdo vit, dimri është një sfidë më vete.

 

Në fshatin Panarit të Korçës kanë mbetur shumë pak banorë, mes të cilëve 25 nxënës në shkollën e fshatit, ku japin mësim tre mësues. Baza ekonomike e tyre mbetet blegtoria, bujqësia dhe bletaria.

 

Advertisement

Si Panariti, në juglindje ka edhe shumë fshatra të tjerë që po vuajnë boshatisjen dhe mungesën e investimeve.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy