Një i mitur është futur në automjet me dhunë nga dy persona, të cilët i kanë vjedhur një varëse floriri. Policia njofton se ka mundur të identifikojë dy autorët e dyshuar dhe t’i prangosë ata.

 

Ngjarja është regjistruar në Bathore, ndërsa dy autorët mësohet se janë banues në Kamëz.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.