I vodhi me dhunë nga qafa varësen e floririt vajzës në Fier, arrestohet 40-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I vodhi me dhunë nga qafa varësen e floririt vajzës në Fier, arrestohet 40-vjeçari

Një 25-vjeçareje në Fier i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt që kishte në qafë.

 

Policia bën me dije se autor i vjedhjes ishte një 40 vjeçar i cili është vënë në pranga pak pas ngjarjes, pas denoncimit të së resë.

 

Advertisement

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “8 Shkurti”, shtetases E. I., 25 vjeçe, i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë, kanë shkuar menjëherë në vend kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin E. K., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që ky shtetas i vodhi me dhunë 25-vjeçares’, njofton policia.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy