“Fyerja më e rëndë erdhi nga bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj: Zot fali! Nuk denjuan as të më dëgjonin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Fyerja më e rëndë erdhi nga bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj: Zot fali! Nuk denjuan as të më dëgjonin

Kryebashkiaku i Tiranës, i cili është i pranishëm në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra ka folur për herë të parë para trupës gjykuese.

Ai deklaroi se i ka qëndruar besnik betimit për t’i shrbyer qytetarëve të Tiranës të cilët ia besuan mandatin e kryebashkiakut tre herë.

Veliaj: Jam betuar tre herë me dorën në zemër. Sot jam këtu për ta mbrojtur betimin tim për ta mbrojtur kontratën time me qyetartët e Tiranës, një kontratë që ka qenë në zemrën time në çdo minutë në çdo rrugë, në çdo kohë. I kam qëndruar besnik këtij betimi dhe këtë betim do ta mbroj dhe sot para jush deri në fund. Kur beson që ke dhënë çdo gjë për këtë mandat vjen aryseja që të largojnë. Citoj: “Mos prezenca për tre muaj në krye të detyrës”. Kjo është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpuëntorët e mi, nuk denjuan as të më ftonin, as të më dëgjonin. Zot Fali, nuk dinë çfarë kanë bërë me atë vendim./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy