Shtyhet për në 3 tetor gjyqi ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Shkak kërkesa e avokatëve të viktimave Dorjan Matlia për t’u njohur me materialet dhe listën e dëshmitarëve të dorëzuar nga mbrojtja.

 

Avokatët mbrojtës iu përmbajtën listës me 90 dëshmitarë mes tyre edhe personalitete të huaja ushtarake dhe politike.

Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër këtyre emrave pasi sipas tij Mediu akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo për procesin e demontimit. Avokati i viktimave kërkoi si dëshmitar të paraqitet edhe ish kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili. Dhe avokati ishte në të njëjtën linjë me SPAK për personalitetet e huaja të cilët sipas tij do zvarrisnin procesin. Gjykata pritet te shprehet ne seancën e radhës për listën e dëshmitarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";