Dosja “Gërdeci”, shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatmir Mediut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dosja “Gërdeci”, shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatmir Mediut

Gjykata e Posaçme shtyn seancën e planifikuar për procesin e Gërdecit. Kjo për shkak se prokuroria e perfaqesuar nga Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan kohë për tu njohur me aktet e personave viktimë të procesit, të cilët tashmë gëzojnë të drejtën për të qenë palë në proces
Gjykata legjitimoi 3 të dëmtuar nga shpërthimi gjatë seancës së sotme, Feruzan dhe Zamira Durdajn e po ashtu edhe Afërdita Cangan, e cila ka humbur bashkëshortin në tragjedinë me 26 viktima.

 

Avokati, Dorjan Matlija përfaqëson krahas tre personave të mësipërm edhe 109 të tjerë që janë viktima në këtë proces, të plagosur apo familjarë të 26 personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi i 15 marsit 2008.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, Ardian Visha i kërkoi gjykatës të mos pranojë prokurat e personave që përfaqësohen nga avokati Dorjan Matlija pasi janë të vjetra, të vitit 2011.

Një tjetër kërkesë që Visha i bëri gjykatës ishte vendsoja në dispozicion e dy vendimeve, që sipas tij janë diametralisht të kundërta, e para ajo që delegjitimoi 294 personat që janë palë tashmë në proces dhe zbardhjen e vendimit që u dha atyre të drejtën e të qenit palë.

 

Vetë i pandehuri, Fatmir Mediu, nën akuzë për dy shpërdorime detyre, sipas kodit penal dhe atij ushtarak, nuk ishte pjesë e seancës së sotme, e cila u shty për në datën 7 korrik, ora 8:30.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy