Gërryen shtratin e lumit Shehu i Rrjollit dhe merrnin inerte, porcedohen 3 persona në Malësi të Madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gërryen shtratin e lumit Shehu i Rrjollit dhe merrnin inerte, porcedohen 3 persona në Malësi të Madhe

Tre persona janë proceduar penalisht, pasi janë konstatuar duke transportuar me kamion, inerte të marra nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit.

 

Policia ka sekuestruar kamionin me të cilin po transportoheshin inertet. Tre personat, në kundërshtim me ligjin, kanë gërryer shtratit e lumit.

 

Advertisement

“Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 56 vjeç, E. H., 37 vjeç dhe L. H., 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe’, njofton policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy