
Policia e Vlorës ka konfirmuar se rreth orëve të para të mëngjesit është gjetur një trup i pajetë tek kanali i Motorit siç njihet në qytet.
Personi i paidentifikuar është gjetur në brendësi të kanalit të ujërave të zeza ,i cili derdhet në det.
Dyshimet paraprake janë për një shtetas që mbledh mbetje plastike i cili ka tentuar të mbledhë afër kanalit dhe është rrëzuar.
Trupi i tij i cili fillimisht është identifikuar nga banorët është hequr në orët e para të mëngjesit.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujë, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e viktimës.