Gjykata e Korçës lë në qeli ish-drejtorin e burgut të Fushë Krujës, Durim Toska

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata e Korçës lë në qeli ish-drejtorin e burgut të Fushë Krujës, Durim Toska

 

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat ish-drejtorin e burgut të Fushë Krujës Durim Toska.

 

I akuzuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, Toska u arrestua para 3 ditësh në qytetin e Pogradecit.

Advertisement

 

Burime bëjnë me dije se avokatët e 52 vjecari kanë kërkuar një masë më të butë sigurie, kërkesë e cila nuk është marrë parasysh nga gjykata e Korçës.

 

Lexo edhe: Armë dhe dhunë, arrestohet drejtori i burgut të Fushë-Krujës

Advertisement

 

Nga ana tjetër i dyshuari për dhunë në familje Durim Toska ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria e Korçës madje në seancën e dhënies të masës së sigurisë ka bërë me dije se nuk ka pasur dijeni për praninë e pistoletës në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Piskupat të Pogradecit.

 

Nga ana tjetër mësohet se bashkëshortja e 52 vjecarit ka tërhequr akuzën për dhunë ndaj saj nga bashkëshorti Durim Toska./vizionplus.tv

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy