
Kevin Muçollari, i riu që u arrestua dy ditë më parë pas sherrit me anëtarët e këshillit bashkiak në Pogradec, është liruar nga gjykata, e cila e ka quajtur arrestimin e tij si të paligjshëm.
Në një prononcim për mediat, Muçollari tha se kanë qenë orë të gjatë e rënduara nga ana psikologjike, teksa shtoi se ai nuk kreu asnjë shkelje që të arrestohej.
“Orë të gjata, të dhimbshme e kam përhetuar shumë rëndë psikologjikisht. Nuk e prisja të isha i burgosur sepse nuk bëra diçka që duhet të burgosesha.
Ishin në mbrojtje të një kauze që ne mendojmë se është e drejtë dhe po përdornim mjete legjitime dhe demokratike për të mbrojtur kauzat e drejta, përveç atij momenti për të cilin unë kam kërkuar edhe ndjesë publike, por që gjykoj se nuk duhet të mbërrite situata deri këtu.
Ajo është një problematikë që prek fshatin, praktikisht ne mendojmë se është kauzë e drejtë. Sigurisht ne do ta ndjekim kauzën me mjete legjitime të ligjshme nuk do të përdorim mjete politike.
Në qoftë se aty ka paligjshmëri, është e drejta jonë për ta ndjekur ligjërisht, pra nëse kauza është e drejtë është e drejta jonë që ta ndjekim”, tha Muçllari sapo u lirua nga komisariati i Korçë./vizionplus.tv