Gjykata Kushtetuese la në detyrë Erion Veliajn, reagon Edi Rama

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata Kushtetuese la në detyrë Erion Veliajn, reagon Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë kryebashkiakut të burgosur të Tiranës, Erion Veliaj, duke e rikthyer në detyrë.

Përmes një reagimi në rrejtin social “X”, Rama e cilësoi vendimin si dëshmi se pushtetet në vend nuk janë të kapura nga ai dhe e konsideroi situatën aktuale të Tiranës si “një ngërç absurd”.

Ai theksoi se vendimi i Kushtetueses nënkupton të drejtën e qytetarëve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi i zgjedhur, ndërsa shtoi se tashmë mbetet për t’u parë nëse Veliaj do të mund të vijojë procesin gjyqësor në gjendje të lirë.

Edi Rama: Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese: 1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo 2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo 3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqytetu nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy