
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka “thyer kordonin” e krijuar nga kolegët e opozitës, të cilët nuk e lejonin të futej në mbledhjen e Komisionit të Edukimit dhe Medias. Situata ka degraduar edhe në përplasje fizike, pasi Gjylameti ka shtyrë kolegen e opozitës, Elda Hoti.
Situata e krijuar ka sjellë edhe reagimin e demokratëve, të cilët i kanë kërkuar Gjylametit të mos përdorë dhunë.
Advertisement
Demokratët kanë vijuar edhe këtë të martë aksionin e tyre opozitar duke penguar zhvillimin e Komisioneve Parlamentare.
Advertisement