
Shtyhet për në 20 korrik seanca në Gjykatën e Tiranës për Gerti Shehun, i cili goditi me grusht ish kryeministrin Sali Berisha në 6 dhjetor të vitit të kaluar, ditën ku në Tiranë mbahej Samiti i BE.
Shkak për shtyrje u bë mungesa në seancë e viktimës së veprës penale apo të dëmtuarit Sali Berisha.
Advertisement
Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Shehut por në seancë duhet të dëgjohet edhe pretendimi i viktimës.
Gjykata i ka dërguar sërish shkresë Berishes për tu paraqitur. Mbetet për tu parë nëse ai do të paraqitet apo jo.
Advertisement