Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ka qenë i pranishëm sot në takimin e kryeministrit Kurti me liderët e opozitës, në të cilin u diskutua për gjendjen në veri.
Pas mbajtjes së këtij takimi, ku të pranishëm ishin kreu i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, Haradinaj ka thënë se në orën 09:00 të mëngjesit ka qenë në zyrën e Kurtit sikurëse ishin dakordësuar, por nuk e ka gjetur aty.
Kjo ka bërë që Haradinaj të largohet.
Ai thotë se për situatën në veri koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë përhershëm.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!
Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.
Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!
Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.
Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!
Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.
Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!
RH”, shkruan Hadadinaj.
