Haradinaj ndërron mendje, paralajmëron koalicion me Kurtin: Jam i hapur për bashkëpunim nëse ai fiton

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Haradinaj ndërron mendje, paralajmëron koalicion me Kurtin: Jam i hapur për bashkëpunim nëse ai fiton

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është i hapur për koalicion me partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje në rast se kjo e fundit fiton zgjedhjet.

Haradinaj ka thënë për “Balkan Talks” se AAK nuk ka vija të kuqe, dhe pret koalicion me çdo parti. Ndërkohë ai thekson se ofron mbështetje edhe për postin e Presidentit, duke thënë se është e pashpjegueshme se si Vjosa Osmani është pjesë e një partie tashmë.

Në rast bashkëpunimi, pikëpyetja do të vendosej pikërisht tek ky post pasi Lëvizja Vetëvendosje ka për kandidate për Presidente, aleaten Vjosa Osmani, kurse Haradinaj është kandidat nga partia e tij.

“Ne nuk kemi vija të kuqe dhe presim çdo parti për koalicion pas zgjedhjeve. Nëse Vetëvendosja fiton zgjedhjet jemi të hapur për bashkëpunim me të. Është vështirë ta shpjegosh këtë situatë sepse Kushtetuta nuk lejon që presidenti të jetë pjesë e një partie. Duhet ekuilibër mes forcave politike dhe këtu ofrohemi ne për mbështetje”, ka deklaruar Haradinaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy