Helmimet në Krujë/ Deputetja e PD-së nga spitali: I bëj thirrje Prokurorisë të zbardhë ngjarjen!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Helmimet në Krujë/ Deputetja e PD-së nga spitali: I bëj thirrje Prokurorisë të zbardhë ngjarjen!

Deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu ka folur për helmimin masiv ndaj qytetarëve në Krujë ku dyshohet se ka ardhur për shkak të ujit të pijshëm.

Gjatë vizitës së saj në spitalin e Krujës, Bakiu i ka bërë thirrje Prokurorisë që të zbardhë ngjarjen, ndërsa priten përgjigjet e analizës së ISHP-së për mostrat e ujit të pijshëm.

“Ne jemi të njohur me situatën kemi qenë me kontakte me mjekët. Dje rastet më të pakta, sot është bërë shqetësuese sepse janë paraqitur në spital rreth 230 raste madje edhe raste të përsëritura. Në spital janë paraqitur të gjitha grupmoshat, nga më e vogla tek të moshuarit. Gjendje e të sëmurëve është e stabilizuar morën ndihmën e shpejtë pastaj në kushte shtëpia. I takova qytetarët sot, dhe kishin diare, dhimbje barku kurse disa të tjerë kishin temperaturë. Mjekët e paraqesin situatën brenda kontrollit. Ne nuk kemi asgjë zyrtare, kemi kërkuar përgjigjen e analizave të ujit mendohet se është uji, i bëj thirrje Prokurorisë që te merret me zbardhen e çështjen, nuk dua ta politizoj sepse rëndësi ka shëndeti i njerëzve. Probleme me ujin të pijshëm kemi pasur gjithmonë në këtë zonë. Nëse rastet do të shtohen rastet sigurisht që do të jetë edhe ndihma edhe nga spitalet e tjera. Sot isha në seancë edhe e shtrova si problem”, tha Merita Bakiu

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy