Helmimi i turistëve nga Kosova në Shëngjin/ Zbardhen dyshimet e para, bizneset ankohen për Vizion Plus për mungesën e ujit dhe dritave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Helmimi i turistëve nga Kosova në Shëngjin/ Zbardhen dyshimet e para, bizneset ankohen për Vizion Plus për mungesën e ujit dhe dritave

Ende nuk dihet nga se u helmuan 9 pushues që përfunduan në Spitalin e Lezhës pas shqetësimeve shëndetësore që shfaqën në një hotel ku po qëndronin në Shëngjin.Sipas të dhënave nga spitali, pushuesit që janë paraqitur kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut.

 

Ndërkohe AKU në Lezhë thotë se nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimet, por për një dyshim me preparatin e përdorur për dezinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qenë i fortë por ndërkohë mund të ketë ndikuar edhe mungesa e energjisë elektrike (ka munguar energjia prej orës 4-6:30 të mëngjesit) dhe temperaturat e larta që ndikimi të jetë më i madh.

 

Advertisement

Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme në një hotel në qendër të Shëngjinit. Aktualisht po kryehen verifikimet për të dalë në një konkluzion përfundimtar.

 

Nga mungesa e dezinfektimin në Shëngjin të gjitha bizneset po përdorin metoda dhe mjete rrethanore për eleminimin e mushkonjave, një problematikë serioze e trashëguar edhe nga viti i kaluar.

 

Advertisement

Bizneset në Shëngjin thanë për Vizion Plus se ka ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike dhe me ujë të pijshëm, sidomos në zonës e Kunës. Faktor këto që rrisin shkallën e helmimeve të ndryshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy