Hetim në 8 shtete për call centerat/ Qindra mijëra qytetarë ranë pre e mashtrimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetim në 8 shtete për call centerat/ Qindra mijëra qytetarë ranë pre e mashtrimit

50 milionë euro çdo tre muaj kanë përfituar përmes një skeme mashtrimi me call center një grup kriminal, aktiviteti i të cilëve ishte i shtrirë në 8 shtete të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë.

 

 

Kreu i Spak, Arben Kraja tha se megaoperacioni ndërkombëtar i drejtuar nga EuroJust ka hetuar në mënyrë proaktive skemën fantazmë që shfrytëzonte besimin e qytetarëve europiane e që coi pas hekurave 4 persona në Shqipëri e 1 në Gjeorgji.

Advertisement

 

 

ARBEN KRAJA

KREU I SPAK

Advertisement

Ka më shumë se 1 vit që heton në mënyrë proaktive një skema abuzive e një grupi të organizuar kriminal në fushën e mashtrimit në kriptomonedha. Hetimet kanë qenë të përbashkëta me autoritetet gjyqësore të huaja, nën drejtimin e Eurojust, përfshirë 8 shtete, duke përfshirë Suedinë, Shqipërinë, Finlandën, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Letoninë, Spanjën dhe Ukrainën. Jemi shumë të ndërgjegjshëm dhe të vendosur për t’i hetuar këto aktivitete kriminale sepse mendojmë që janë të rrezikshme për të gjitha shtetet.

 

 

Prokurori i çështjes Ened Nakuçi, zbuloi se është hera e parë që SPAK sekuestron kriptovaluta.

Advertisement

 

 

ENED NAKUÇI

PROKUROR

Advertisement

Edhe një detaj tjetër është hera e parë që sekuestrojmë edhe kripovaluta.

 

 

Nga operacioni në vend janë sekuestruar:

Advertisement

 

Tabele:

  1. 000 Dollarë, Kriptovaluta
  2. 000 euro cash
  3. 300 pajisje kompjuterike, laptop, usb, hard disqe,
  4. Dokumente si prova materiale.

 

 

Advertisement

Ndërkohë Koloneli I policise spanjolle per krimet kibernetike Manuel Martines deklaroi se operacioni u finalizua fale bashkepunimit mes shteteve.

 

 

MANUEL MARTINES

Advertisement

SHEFI I GUARDIA CIVIL NË KATALONJA

Krimi i Organizuar nuk ka kufij dhe hetimi që zhvillohet nga trupa policore nuk kufizohet. Kemi arritur këtë rezultat duke u nisur nga viktimat spanjolle që zbuluan këta kriminelët.

 

 

Advertisement

Dokumenti i Eurojust tregon se nga 15 call center-a në total 6 funksionin në Shqipëri, 5 në Gjeorgji, 3 në Ukrainë dhe 1 në Maqedoninë e Veriut.

 

SHQIPËRI – 6 CALL CENTER-a

GJEORGJI – 5 CALL CENTER-a

Advertisement

UKRAINË – 3 CALL CENTER-a

MAQEDONI E VERIUT: 1 CALL CENTER

 

 

Advertisement

 

Në Shqipëri skema abuzive gjente terren në tre qytete të vendit, Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy