Hetimet për bazën e Fushë Kuqes, pronari i  banesës mohon të ketë lidhje me grupin e krimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetimet për bazën e Fushë Kuqes, pronari i  banesës mohon të ketë lidhje me grupin e krimit

Dëshmia e pronarit të banesës në Fushë-Kuqe të Kurbinit, brenda të cilës u gjetën armë, municione shpërthyese e sende të tjera që përdoren nga grupet kriminale, pritet që të ndihmojë hetuesit në identifikimin e personave të lidhur me 40-vjeçarin. Përpara hetuesve ai ka pranuar se sendet e gjetura në banesë janë të tijat, por nga ana tjetër ka mohuar që të ketë lidhje me bandat e krimit.

 

Kjo dëshmi nuk ka bindur shumë agjentët e krimeve të Policisë së Lezhës, pasi ka dyshime të forta se i arrestuari Aleks Lulashi është një nga personat që furnizonte me armë dhe sende të tjera grupet kriminale.

 

Advertisement

Një tjetër shpresë për zbërthimin e aktivitetit për grupin hetimor është edhe celulari i të arrestuarit, aparat i cili është dërguar për ekzaminim për të parë nëse ka patur biseda me personazhe të krimit apo jo.

 

Ndërkohë  në vijim të operacionit‘Sundimi i Ligjit’ është zhvilluar këtë të mërkurë në Shkodër. Në pranga ka rënë një 26-vjeçar i identifikuar si Ragip Gila. Burime shprehen se i riu nuk ka precedent të mëparshëm kriminal, por njihet si një person problematik dhe që shoqërohej me personazhe të krimit.

 

Advertisement

Konkretisht gjatë kontrollit në banesën e 26-vjeçarit në lagjen ‘Partizani’, policia arriti që të sekuestrojë 7 jelekë antiplumb, doreza, maska, paruke, municione luftarake, armë dhe drogë.

 

skenari duket i njëjtë si ai në Fushë Kuqe ndaj edhe policia e Shkodrës po heton për këtë aktivitet kriminal, pasi ka dyshime të forta se i riu ka lidhje me bandat të cilat i furnizonte me armë dhe sende të tjera./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy