Hetoi vrasjen e Klodian Rashës/ KPK vendos “fatin” e prokurorit, Ardian Braho

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hetoi vrasjen e Klodian Rashës/ KPK vendos “fatin” e prokurorit, Ardian Braho

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Ardian Braho.

Sipas KPK, Braho kishte mungesë të burimeve financiare për disa pasuri të paluajtshme. Braho ishte prokuror i disa çështjeve të rëndësishme në Tiranë, ajo më e bujshmja ishte për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Procesi i tij i vetingut ndaj Brahos u krye nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar, ndërsa vëzhgues ndërkombëtar ishte Tomçi Petkoviç.

Ardian Braho i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe u emërua si prokuror në Krujë. Në vitet 2003-2007, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prej vitit 2007 punon si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy