Hiqen mjetet që bllokojnë rrugët, Policia e Durrësit nis aksionin, do largohen edhe makinat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hiqen mjetet që bllokojnë rrugët, Policia e Durrësit nis aksionin, do largohen edhe makinat

Policia bashkiake në Durrës ka nisur aksionin për heqjen e automjeteve që qëndronin të dëmtuara në rrugë të ndryshme të qytetit pa u lëvizur prej kohësh.

Pas njoftimit që ishte vendosur më herët për pronarët e këtyre automjeteve, sot ato janë hequr me karroatrec duke u dërguar në një pikë bllokimi në Porto Romao.

Deri tani janë konstatuar afro 30 automjete të tilla që duhen lëvizur nga rrgët e qytetit, ndërkhë që 4 automjete janë larguar nga pronarët e tyre.

Aksioni i radhës pritet të jenë automjetet që qëndrojnë të parkuara në rrugë me tabelen shitet.

Advertisement

Qyteti i Durrësit përballet me trafik të rënduar dhe në shumë zona të qytetit ka shumë pak vende për parkimin  e automjteve./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy