Identifikohet dhe shpallet në kërkim kapiteni i anijes së një subjekti që dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 15:10, janë njoftuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, se kanë konstatuar ndotje të ujit, në fillimin e shëtitores në bregdetin e Shëngjinit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, të Komisariatit Lezhë dhe specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë kryer veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Gjatë verifikimeve të kryera dhe pas administrimit të raportit të nisjeve të anijeve në portin e Shëngjin, nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se ka dalë në lundrim anija tregtare me kapiten shtetasin Ermir Kosova, për të cilin u bë shpallja në kërkim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës”, pasi dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore në detin e Shëngjinit. Gjithashtu, janë marrë mostra të ndotjes për ekzaminim të mëtejshme, si dhe është administruar praktika e daljes së anijes nga porti. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";