Plagosi me thikë dy shoferët e shkollës “Fan Noli”/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosi me thikë dy shoferët e shkollës “Fan Noli”/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së një dite më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ylli Gosturanin, 45 vjeç. Ai u konfliktua me dy shoferë të një autobusi të shkollës, Altin Vani dhe Veli Xhani, të cilët transportojnë nxënësit me pretekstin se makina e tyre u kishte zënë rrugën.

Pas konfliktit verbal ai nxori thikën dhe i qëlloi, më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy